Traktori shtyp për vdekje femijen 7-vjeçar nga Sllatina
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës.

Mësohet se nxënësi i klasës së tretë i shkollës fillore "Eqrej Çabej" në Sllatinë ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur është përplasur për vdekje nga një traktor i drejtuar nga një bashkëfsahtar i tij me inicialet XH.I.

Pas aksidentit, nxenesi është dërguar në Klinikën Qendrore të Tetovës me shpresën për të mbijetuar, por nuk ndërruar jetë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për ngjarjen e rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori