Trajanovski për vendimin e Ivanovit: Jam i pafajshëm
Kryetari i QytetitShkupit, Koce Trajanovski duke komentuar protestat që po organizohen dhe thirrjeve për dalje në këto protesta, ka thënë se askujt nuk i është ndaluar e drejta e lirisë së shprehjes, dhe se ata duhet të protestojnë në mënyrë demokratike para institucioneve dhe në rrugë e jo të shqetësojnë familjet e funksionarëve duke shkuar para shtëpive të tyre, njofton TV 21.

Ndërsa lidhur me listën e të falurve nga Kryetari i shtetit, Gjorgji Ivanov, Trajanovski deklaroi se nuk ka kërkuar të jetë i falur e as nuk do ta pranojë atë, sepse ndjehet i pafajshëm dhe nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

“Unë as që kam kërkuar të më falin, as nuk dua të jem i falur por përkundrazi dua që të dëshmojmë që e gjithë kjo është e pavërtetë duke pasur parasysh se plani urbanistik i theksuar, ku unë përmendem si përpilues, e ka sjellë Këshilli i qytetitShkupit, ndërsa përpilues është Agjencia për planifikim hapësinor, e përzgjedhur si realizator nga ana e qytetitShkupit”, ka theksuar Koce Trajanovski, Kryetar i qytetitShkupit./Albeu.com/
Shtuar më 24/04/2016, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori