Trajanov rikthen propozimet e PSP-së për votim në Kuvend
Deputeti Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike (LD), ka rifutur në rend dite të Kuvendit propozimet për ndryshime ligjore të kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Propozime këto që para 2 ditësh nuk morën shumicën e duhur të votave në Kuvend. Sipas kreut të LD me miratimin e ligjeve në procedurë të rregullt krijohet mundësi për diskutim në komisionet përkatëse dhe në seancë plenare.

“Absolutisht ka mundësi, konform rregullores, që të zhvillohet debat parlamentar për këto dy ligje dhe të miratohen. Pres mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe në fund, për shkak të rrethanave të përgjithshme, sipas të gjitha gjasave do të krijohet edhe presion nga opinioni, shqyrtimi profesional dhe debati i ekspertëve, që pres të përfshihen në këtë proces, pres që të mbizotërojë ndjenja për përgjegjësi dhe shumica e deputetëve të mbështesin këto propozim-ligje”, deklaroi Pavle Trajanov, LD.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e ka bërë të qartë se nuk do të përkrahin këto ndryshime, kështu që miratimi i tyre varet nga votat e dy partive shqiptare BDI dhe PDSH të cilat nuk kanë precizuar qëndrimin e tyre. /albeu.com/


Shtuar më 05/10/2016, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori