Trajanov në zgjedhjet lokale në koalicion me LSDM
Kryesia e Lidhjes Demokratike, në mbledhjen e mbrëmshme, solli vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Lidhja Demokratike, në zgjedhjet lokale do të jetë pjesë e koalicionit e udhëhequr nga LSDM, përcjell Zhurnal.

Zhvillimi ekonomik në nivel qëndron dhe lokal, si dhe zgjidhja e problemeve, me të cilat përballen qytetarët gjatë përditshmërisë së tyre, janë parakushte të rëndësishme për jetesë më të mirë, që rinia të mbetet këtu në Maqedoni.Për Lidhjen Demokratike, prioritetet bazë janë stabiliteti i shtetit, dinamika e zhvillimit ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës, reformat në sistemin gjyqësor, shërbimet e sigurisë, si dhe lufta efikase kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsioni, thonë nga partia e Pavle Trajanov.

Lidhja Demokratike vlerëson se me fitoren në zgjedhjet lokale do të sigurohen kushte për vazhdim të ndryshimeve dhe reformave të mëdha, të cilat janë të domosdoshme për implementimin e standardeve kyçe për hyrje të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Shtuar më 15/09/2017, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori