Trajanov: Konflikti i armatosur do të ishte i kobshëm
Pëlqej
Kryetari i Lidhjes Demokratike (LD), dhe deputet Pavle Trajanov paralajmëron për zgjerimin e radikalizmit islam në Ballkan.

Ai ka shtuar se siguria e shtetit të Maqedonisë rrezikohet rëndë nga radikalizmi fetar.

Trajanov konsideron se në Konferencaën globale ballkanike me pjesëmarrje të BE-së e NATO-s, duhet të definohet strategji për mbrojtje nga fundamentalizmit fetar.

Trajanov ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila mbush 13 vjet që nga nënshkrimi.

“Partitë apo Organizatat e tyre joqeveritare dhe mediat janë kreatorë të krizave, por kur do të shmangen nga procesi i kontrollimit, atëherë shfaqet pafuqia e tyre, dhe kërkohet ndihmë nga jashtë apo tjera…Krizat e kontrolluara shpeshherë kalojnë në konflikte të hapura. Marrëveshja e Ohrit ishte bazë për vënien e paqes, por nuk mund të jetë bazë për ndërtimin e shtetit demokratik e qytetar. Favorizimi i të drejtave të kolektiviteteve na mbyll në geto etnike dhe i rrit ndasitë”, ka thënë ish ministri Brendshëm, Pavle Trajanov për Press24.

Ndërsa, ai është përgjigjur edhe pyetjes sesa larg është Maqedonia sot pas konfliktit të vitit 2001.

“2001-shi është pas nesh. Konflikti na ktheu 20 vjet prapa. Fanatizmi dhe ekstremizmi janë sfidat me të cilat do të përballemi, por nuk duhet të kemi frikë, pasi problemet nevojitet që hapur t’i negociojmë përmes dialogut dhe t’i zgjidhim ata", shtoi Trajanov.

Pavle Trajanov theksoi se konflikti i armatosur do të ishte i kobshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori