Rusët përparojnë në Donbas, çfarë rëndësie ka rajoni për Putinin

Ushtria ruse e ka përqendruar ofensivën e saj në Donbas, rajoni që ishte dhe preteksti i nisjes së konfliktit. Donbasi, mbulon pjesën më të madhe të Ukrainës lindore dhe ka qenë vija e parë e konfliktit të Ukrainës dhe Rusisë që nga viti 2014.

Por tani njerëzit e saj, tashmë të plagosur nga tetë vjet luftime, po durojnë një sulm edhe më intensiv. Forcat ruse po afrohen në qytetin e Severodonetsk dhe po bëjnë përparim gradual në disa pjesë të rajonit. Disa sulme janë zmbrapsur nga kundërofensivat ukrainase.

Dështimet për të pushtuar Kievin dhe rajonet qendrore të Ukrainës në muajt e parë të pushtimit nënkuptuan se Donbasi u bë pika qendrore e ambicieve ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin sipas BBC.

Një fitore ruse në rajon do të tmerronte Perëndimin, por mund të shpëtonte qëllimet e luftës të Putinit, ndërsa një disfatë mund të çimentonte pushtimin e tij si një dështim historik. Sido që të jetë, është pothuajse e sigurt që do të shkatërrojë akoma më shumë rajonin e Donbasit, një vend historik dhe kulturor i rëndësishëm, afërsia e të cilit me Rusinë ka diktuar një pjesë të madhe të ekzistencës së saj të trazuar.

 

 

Ata që kanë jetuar dhe studiuar në rajon e përshkruajnë atë si një qendër të pavarur dhe të ashpër të industrisë që ka mbetur dyshuese ndaj forcave të jashtme për dekada të tëra./albeu.com