Njësitet speciale policore të MPB-së që nga mëngjesi ndodhen në Hasanbeg dhe Haraçinë, bëhet fjalë për një
aksion ndërkombëtar për trafikim të mjeteve
narkotike, ku sipas zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski, deri tani janë arrestuar 10 persona.
Ai shtoi se aksioni do të vazhdon gjatë gjithë ditës edhe atë nëpër të gjitha
qytetet e Maqedonisë.
"Është e konfirmuar , domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit që e zhvillojmë në bashkëpunim me policinë austriake kundër shkatërrimin e kanaleve të trafikimit të mjeteve
narkotike(heroinë), konkretisht në lidhje me Frankfurt mafinë dhe personat e involvuar në mafinë e Frankfurtit. Deri tash janë arrestuar 10 persona, mirëpo ky
aksion vazhdon edhe më tej në të gjitha
qytetet e Maqedonisë, ku nesër do të dalim me kumtesë të veçantë për këtë
aksion", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së, citon Zhurnal.
Nga mëngjesi i sotëm njësitet speciale të MPB-së kanë kryer kontroll në të gjithë rrethinën e Hasanbegut dhe Haraçinës në kërkim të personave të dyshuar që janë të lidhur me trafikimin ndërkombëtar të mjeteve
narkotike. Jo zyrtarisht mësohet se të arrestuarit i përkasin përkatësisë etnike shqiptare.
Aksionet policore po zhvillohen njëkohësisht edhe në
qytetet tjera të shteteve ballkanike, ndërsa ekziston dyshimi se është shkatërruar kanali ndërkombëtar për trafikim me drogë. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013,
ora 13:39