Trafikoi 16 emigrantë, arrestohet shkupiani
Mbrëmë në autostradën Gjevgjeli-Shkup nga MPB-ja kanë vërejtur dy automjete duke lëvizur në shpejtësi të madhe drejt Shkupit, Citroen Xantia dhe Nisan Primera me targa të Shkupit.

Të njejtat nuk iu kanë bindur urdhrit të punonjësve të MPB-së që të ndalohen dhe kanë tentuar që të ikin me shpejtësi të madhe.

Më pas MPB-ja ka ndaluar dy automjetet kurse drejtuesit e tyre kanë ikur.

Ndërsa janë gjetur 15 migrantë nga Pakistani dhe një migrant nga Avganistani pa dokumentacion të identifikimit.

Pas kërkimeve për të zbardhur rastin, MPB-ja ka arritur që të gjejë kush ka qenë drejtues i njërit nga automjtetet, bëhet fjalë për F.P(24) nga Haraçina.

Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se po ndërmarrin të gjitha rastet për zbardhjen plotë të rastit.
Shtuar më 28/06/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori