Torturohen të arrestuarit e operacionit "Monstra"
3 nga 6 të arrestuarit në aksionin policor "Monstra", ndaj të cilëve është dhënë masa paraburgim, janë torturuar dhe rrahur në burgun e Manastirit, raporton Alsat M.

Lajmi është denoncuar nga familjarët e të paraburgosurve të cilët i kanë vizituar në burg dhe kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur.

Familjarët e kanë paraqitur shqetësimin edhe tek Avokati i Popullit për të kërkuar hetime dhe masa përkatëse për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimit dhe torturimit të të afërmve të tyre si dhe ndëshkimin e autorëve të këtij akti.

Në orët në vijim pritet edhe reagimi i Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti.

Kujtojmë që të arrestuarit e operacionit policor "Monstra" akuzohen për vrasjen e 5-fishtë në Smilkovc dhe për "terrorizëm". /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori