Sekrete nga libri i mbesës së tij: Madonna ka refuzuar Trump për takim (FOTO LAJM)

Pritet që në 14 korrik mbesa e Donald Trump, Mary Trump të publikojë libër për xhaxhain e saj me titull “Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Në mesin e shumë sekreteve, ajo ka treguar se Madonna refuzoi të dilte në një takim me Donald Trump, kur ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe jo president i SHBA-ve.

Sipas Mary Trump të gjitha gratë që kanë refuzuar për ti dalë në takim janë ofenduar nga presidenti. Për Madonnën ai ka thënë se e përtyp çamçakëzin në një mënyrë aspak tërheqëse.

‘Ka përdorur sharjet dhe komentet më të këqija dhe më të shemtuara’, shkruan Mery.

Kujtojmë se sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, është shprehur për librin se ka plot trillime dhe pretendime qesharake.


Shtuar 10.07.2020 08:18