Topalli nis vizitën në Maqedoni, sot fjalim në parlament
Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli nis sot vizitën e saj zyrtare 2 ditore në Maqedoni.

Sot, zonja Topalli do të takohet me homologun e saj maqedonas, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe më pas me Orhan Ibrahimin, kryetar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe anëtarët e grupit.

Jozefina Topalli do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe menjëherë pas saj do të takohet me kryesinë e Klubit të deputeteve.

Ndërsa pasditen e sotme është programuar edhe një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori