Heqja e vizave për turistët rusë? Rama jep përgjigjen e prerë

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse duhet të rishikohet vendimi, që lejon shtetasit rusë që të vijnë pa viza në Shqipëri për qëllime turistike.

Rama tha se ky vendim nuk ka nevojë që të rishikohet, pavarësisht pretendimeve që mund të ketë sa i takon influencës ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të turizmit, Shqipëria ka proceduar lehtësirat për të huajt që duan të futen në Shqipëri, përfshirë edhe rusët, që mund të hyjnë pa viza, a nuk mendoni se duhet rishikuar kjo?

Rama: Jo, nuk mendoj se duhet rishikuar./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 12:41