Tom Countryman viziton sot Shkupin
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tom Countryman do të vizitojë sot Shkupin, ku do të diskutoje për një sërë çështjesh me autoritetet lokale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave Countryman do të takohet me kryeministrin Gruevski, ndërkohë që nuk parashikohet ndonjë takim me krerët e partive të tjera politike.

Pritet që në qendër të bisedimeve të jetë zgjidhja e kontestitemrit me Greqinë dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Në një konferencë të mbajtur ditë më parë në Uashington, Countryman tha lidhur me Maqedoninë se, duhet ende punë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. (albeu.com)
Shtuar më 26/10/2010, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori