Përmes videos më të ëmbël me partnerin, Dulce Maria zbulon gjininë e fëmijës (VIDEO)

Në muajin qershor, aktorja e famshme e “Rebelde”, Dulce Maria njoftoi se ishte në pritje të një fëmije. Ndërsa dje, aktorja dhe këngëtarja ka zbuluar gjininë e fëmijës. Lajmin ajo e ka dhënë nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në Instagram.

Dulce Maria dhe partneri i saj, fotografi Paco Alvarez do të bëhen prindër të një vajze!

As aktorja nuk i ka shpëtuar trendit të videove “gender reveal”, duke përdorur një shuarës zjarri nga i cili doli një tym me ngjyrë rozë, duke lënë të kuptohet se gjinia e bebit është femër.

“Ashtu siç e ke ëndërruar, një bebushe e bukur”, -ishte komenti i aktores tjetër të “Rebelde”, Anahi, që dalloi mes mijëra komentesh.

Nuk kanë munguar as urimet nga pjesa tjetër e kastit të serialit të famshëm për adoleshentë, ku Dulce Maria interpretonte Robertën, një nga protagonistet.

Dulce dhe Paco Alvarez u martuan në vitin 2019 në një ceremoni intime. Ndërsa historia e tyre e dashurisë nisi katër vite më parë, gjatë regjistrimeve të videos së këngëtares “No sé llorar”.


Shtuar 16.09.2020 13:58