Një fitore në pesë ndeshjet e fundit, Chelsea ndalet në barazim edhe ndaj Bournemouth (VIDEO)

Chelsea është duke hasur mjaft vështirësi në ndeshjet e fundit në Premier Leagua pasi në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar një fitore, tre barazime, dhe një fitore.

“Blutë e Londrës” u ndalën në barazim edhe ndaj Buernemouth madje ishte shumë afër humbjes.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi i majtë spanjoll, Marcos Alonso, kur luhej minuta e 33’ e ndeshjes.

Bournemouth reaguan tek në pjesën e dytë, duke përmbysur skuadrën e Chelsea. Fillimisht, ishte Jefferson Lerma ai që shënoi për 1:1, në mintuën e 54’.

Vetëm tre minuta më vonë, Joshua King dërgoi topin në rrjetën e Chelsea, për epërsinë e parë të nikoqirëve.

Pesë minuta para fundit, Marcos Alonso shënoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Chelsea, duke bërë që londinezët të dalin me një pikë nga ky takim.

Kështu, Chelsea numëron 45 pikë për pozitën e katërt në tabelë, duke i dhënë mundësi Manchester United që të afrohet edhe më shumë, kurse Bournemouth numëron 27 pikë për poiztën e 17-të.


Shtuar 29.02.2020 17:05