Todorov: LSDM-ja po planifikon ta marrë pushtetin me dhunë
Nikolla Todorov nga rardhët e VMRO-DPMNE-së, gjatë një interviste për "24 vesti" ka theksuar se LSDM-ja po planifikon ta marrë me dhunë pushtetin para festës së Pashkëve.

Lidhur zhbllokimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, Todorovi fajësoi LSDM-në e cila sipas tij dëshiron të aplikojë Deklaratën e Tiranës.

Ndërkaq, si zgjidhje të dytë tha se janë zgjedhjet e reja parlamentare së bashku me ato lokale.

Sa i përket bisedimeve me BDI-në gjatë kohës që Nikolla Gruevski ishte mandatar, Todorov tha se në 10 ditët e para nuk ka pasur fare bisedime, ndërsa më pas e kanë refuzuar menjëherë dhe nuk arritën të merren vesh me BDI-në. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2017, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori