Rama: Jemi bërë shërbëtor të Lulit, nëse Kodi Zgjedhor merr 84 vota është ligj

Kryeministri Edi Rama thotë se nëse nesër Kodi Zgjedhor merr 84 vota në Kuvend ai do të jetë ligj, pavarësisht vullnetit të PD-së.

Rama tha se askush nuk mund të vërë veton mbi vendimet që merr Kuvendi, dhe se me opozitën parlamentare qendrimet kanë qenë më të afërta se me atë jashtë parlamentit.

“Përveç opozitës brenda parlamentit kemi shërbyer edhe për ata jashtë. Të gjithë kanë marrë më shumë. Jo ne, nuk mund ti bëjmë të lumtura të dyja palët.

Një palë do ti hapë listat sipas idesë së vetë, pala tjetër do ti mbaj koalicionet sipas idesë së vet. Nuk pajtohen të gjitha bashkë, mund të kishim ushtruar edhe ne peshën tonë. Të thonim duam bonusin e partisë së parë, siç është në shumë vende.

Ne nuk e kërkuam këtë dhe nuk e morëm, nesër në Kuvend do të votohet, ku kërkohet një shumicë e cilësuar kushtetuese. Do ishte mrekulli nëse 100% e partive do ishin dakord për 100% të ngjarjeve.

Në jetë vetëm kalamjtë nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk i mbajnë kostot për veprinet tyre. Kur ikën nga parlamenti ta kishin llogaritur që nuk mund të ushtronin fuqi mbi parlamentin.

Jemi bërë shërbëtorët e tyre dhe shkojmë të votojmë atë që nuk duam, e bëjmë për Lulin. Kemi bërë konsensus sa më ë gjërë por 100%nuk e bëjmë dot, po mori 84 vota është ligj, nuk mund ta kthejë askush”, u shpreh Rama.


Shtuar 4.10.2020 09:56