Todorov dëshmon për atentatin që u organizua ndaj tij
Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili u sulmuar me armë zjarri më 1 qershor të këtij viti (ditën kur duhej ta dorëzoj funksionin), ka dëshmuar në Prokurorinë e Shkupit.

Përkrah Todorovit i cili ka dhënë dëshmi si i dëmtuar, në prokurori janë dëgjuar edhe dy dëshmitarë, persona nga sigurimi i ish-ministrit.

Todorovi u sulmua nga Ljupço Stojanovski nga Velesi, gjyshi i Tamarës e cila ndërroi jetë para se t’i jepet mundësia të udhëtojë për operacion jashtë vendit.

Stojanovski është nën paraburgim, ndërsa Prokuroria Themelore Shkupi 1 refuzoi ankesën e mbrojtjes, e cila kërkoi masa parandaluese për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori