“To Vima”: Duhen bashkëbisedues për emrin
Duke qenë se nesër do të takohet ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopulos me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Besimin, gazeta greke “To Vima” i ka referuar një artikull pikërisht këtij takimi. Gazeta shkruan se Athina zyrtare po kërkon bashkëbisedues të rinj për zgjidhjen e kontestit të emrit.

E përditshmja athinase shkruan mes të tjerash se “Athina po kërkon në Shkup kanale të reja për komunikim me qëllim lehtësimin e qorrsokakut për çështjen e emrit, krahas qëndrimi rigid të kryeministrit Nikola Gruevski”, citzon Zhurnal.

“To Vima” shkruan më pas se zv.kryeministri Fatmir Besimi vjen nga radhët e partisë shqiptare në qeveri, BDI, dhe se konsiderohet si politikan i matur, me të cilin Avramopulos veç ka realizuar një takim në kohën kur që të dy kanë qenë ministra të Mbrojtjes.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se, “Qeveria greke do të bashkëpunojë me të gjithë ata që duan një gjë të tillë”.

“Shqiptarët e Maqedonisë mbështesin fort perspektiven euroatlantike të Shkupit, dhe Athina ka ofruar tashmë një ekspertizë për disa çështje, në pajtim me marrëveshjen në mes zv.kryeministres për Çështje Evropiane, Teuta Arifi dhe ish-zëvendëskryeministrit grek, Teodoros Pangalos. Ka pasur deri tani dy takime në nivel teknokratik në mes të dyja palëve”, shkruan gazeta. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori