Trazira para kurorëzimit të Mbretit Charles, arrestohet një burrë jashtë pallatit Buckingham

Pallati Buckingham është rrethuar nga policia pasi një burrë dyshohet se qëlloi me armë gjahu në tokë jashtë rezidencës mbretërore.

Policia Metropolitane tha se oficerët arrestuan një burrë rreth orës 19:00 (koha lokale) pasi ai iu afrua portave të Pallatit dhe hodhi “një numër objektesh” në territorin e pallatit.

Policia shtoi se sendet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një “çantë e dyshimtë”.

Autoritetet vazhduan me një shpërthim të kontrolluar në vendngjarje, sipas BBC. /albeu.com


Shtuar 2.05.2023 22:06