Tmerr në Tetovë, varen babë e bir
Pëlqej
Policia e Tetovës konfirmon se sot rreth orës 13:00 janë gjetur dy trupa të meshkujve të varur në tavanin e një shtëpie e cila gjendet në rrugën "Predrag Jançevski".

"Në teren gjenden prokurori publik dhe policia ndërsa shkaqet ende janë të panjohura", thotë zëdhënësja e SPB Tetovë.

Sipas Portalb, bëhet fjalë se babai ishte mjekspitalin e Tetovës.

Babai me iniciale A.E është i vitit 1956 ndërsa i biri V.E 1976.

Varrimi i tyre do të bëhet sot pas namazit të ikindisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori