“Mbrojmë çdo metër tokë”, Ukraina nis rezistencën: Do rekrutojmë ushtarë rezervistë për luftë

Teksa Rusia vendosi të fusë tanket brenda kufirit ukrainas, duket se këta të fundit nuk do të qëndrojnë duarkryq.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka firmosur një dekret për të rekrutuar ushtarë rezervistë nga mosha 18-60 vjeç.

Ushtria tha se periudha maksimale e shërbimit do të jetë një vit dhe rekrutët me aftësi, si mekanikë, do të dërgohen në njësitë e specializuara.

Zyrtarët shtuan se njerëzit që injorojnë thirrjen mund të përballen me “përgjegjësi penale”.

Gjithçka ndodh teksa Rusia ka futur tashmë forcat e saj në Ukrainë, ndërsa shefi i diplomacisë ukrainase deklaroi mbrëmë në krah të Blinkenit se janë gati për luftë nëse dështon diplomacia.

Ekspertët vlerësojnë se rreth 900,000 njerëz shërbejnë në forcat rezerviste të Ukrainës.


Shtuar 23.02.2022 10:59

Tags: ,