Në luftë me jetën, 36-vjeçari bie nga lartësia ku punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Kamzë.

Mësohet se një 36-vjeçar ka rënë nga lartësia në zonën e Kamzës dhe është nisur me urgjencë për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ndërsa i riu po punonte në çatinë e shtëpisë së tij.

36-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2020 17:32