Një tjetër
incident ndëretnik është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkup. Një grup prej pesë gjashtë vetësh të nacionalitetit shqiptar, rreth orës 19 - të, kanë
rrahur një 19 vjeçar në lagjen Çento të kryeqytetit. Kështu bën të ditur portali "Press 24", sipas të cilit lajmi është konfirmuar nga
policia. Sipas saj, shqiptarët e kanë
rrahur brutalisht
maqedonasin, duke e goditur me shqelma dhe grushte pandërprerë në kokë dhe trup. Për fat të mirë, nëntëmbëdhjetë vjeçari nuk ka ndonje dëmtim serioz.
Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për t'i gjetur autorët e këtij sulmi./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013,
ora 09:49