Tjetër i prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor
Prania e etheve të Nilit Perëndimor është vërtetuar edhe te një person. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se bëhet fjalë për një fëmijë i moshës 1-vjeçare, i hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, me ethe dhe temperaturë të lartë, me formën më të lehtë të sëmundjes, pa komplikime të vështira, si meningjit dhe encefalit, njofton KOHA.

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë, prej pesë analizave laboratorike, të dorëzuara nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, njëra ka qenë pozitive, ndërsa katër negative. Në Klinikën për sëmundje infektive ende trajtohet një fëmijë dy vjet e gjysmë, i cili edhe më tej është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa dy personat tjerë (një fëmijë 7 vjeçar dhe një burrë më i moshuar) pas trajtimit të suksesshëm janë lëshuar në shtëpi.

Në Maqedoni deri tani janë evidentuar gjashtë të sëmurë nga ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve dy kanë humbur jetën. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori