"Titanik", Gordana Jankullovska paraqitet sot ne gjykate
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot do të duhet të paraqiten edhe pesë të dyshuar të tjerë, mes të cilëve edhe ministrja e brendshme Gordana Jankulovska, e cila gjatë fundjavës ishte jashtë vendit dhe se për këtë si dëshmi ka deponuar në gjykatë biletën e udhëtimit.

Në mesin e të akuzuarve është edhe një funksionarë i partisë shqiptare në pushtet BDI për manipulime zgjedhore në komunën Cairit, në Shkup.

Akuza e dosjes "Titanik", ka të bëjë me parregullsitë e shënuara gjatë zgjedhjeve të fundit, dëmtim të së drejtës së votimit, blerjen e votave, dëmtimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve financiare për financim të fushatës zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2016, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori