Tirana kerkon zbatim te Marrëveshjes se Ohrit
Pëlqej
Në rast se Shkupi zyrtar e zbaton Marrëveshjen e Ohrit, Tirana nuk do ta pengojë Maqedoninë të integrohet në NATO.

Kështu ëhstë shprehur Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Mesazhi që dha samiti për sa i përket politikës së dyerve të hapura, 3 prej aspirantëve janë në rajonin tonë, mes të cilëve Mali i Zi. Në rast se mali i Zi do të ecë me këtë kurs reformash gjasat janë që aleati i 29 i NATO të jetë Mali i Zi. Sakaq, në konkluzionet e samitit, Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje të pranueshme sa i përket emrit dhe zbatim të marrëveshjes së Ohrit sikundër vijueshmërinë e reformave. Shqipëria s’ka pse të vendosë vetëm sa i përket marrëveshjes së Ohrit se ky është një kriter tashmë i NATO-s. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Shqipërisë që marrëveshja të konsiderohet si pikë referimi për modernizimin e shtetit fqinj. Në këtë samit është shkruar në gjuhë të qartë e shteruese që ky është kriter. Në samitin e Bukureshtit ndërkohë ka qenë çështja e emrit. Mungesa e elementeve të prekshëm në marrëveshjen e Ohrit e ka shtyrë të kërkojë me ngulm zbatimin e marrëveshjes”, tha Bushati në "Pesë pyetje nga Babaramo".

Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit është pjesë e dosjes diplomatike të Tiranës dhe se do të këmbëngulet deri në arritjen e përmbushjes të të gjitha pikave që parashikohen në këtë marrëveshje. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori