Tirana e paralajmëroi sherrin mes deputetëve shqiptarë të Maqedonisë
Pëlqej
Tirana zyrtare e ka paraparë se situata mes partive politike shqiptareMaqedoni nuk është si duhet.

Dhe, pikërisht një gjë e tillë ndodhi, kur një deputet i PDSH-së dhe një i BDI-së u përleshën deri fizikisht.

Situata e përçarjes dhe e ndarjes mes partive shqiptare ishte përfshirë në raportin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë, që disa muaj më parë edhe është debatuar në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë, raporton INA.

Në raport thuhej se partitë politike shqiptare po hyjnë në zgjedhje të përçara dhe me tensione mes njëra-tjetrës.

Që partitë shqiptareMaqedoni nuk bashkëpunojnë është paraparë edhe në proces-verbalin me dyer të mbyllura në Komisionin e Politikave të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

Tirana kishte shprehur shqetësim dhe kishtë kërkuar që partitë të kenë kauza të përbashkëta dhe bashkërendim për çështjen shqiptareMaqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori