"Tingujt e Çarshisë", një javë këngë, valle, traditë, kulturë
Pëlqej
Duke nisur nga dita e sotme, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të dëgjohen këngë shqip dhe do të kërcehen valle shqiptare.

Një javë aktivitete në kuadër të “Ditëve të Çarshisë”, do të mbledhin në një vend edhe artistë të huaj, piktorë, muzikantë dhe shkrimtarë.

“Aktivitetet do të mbahen në të gjithë rrugicat e Çarshisë ku do të marrin pjesë një numër i madh artistesh, aktorësh, piktorësh të ndryshëm, do të ketë performanca të ndryshme, duke filluar me Orkestrën frymore të studentëve tanë pastaj kuartete të ndryshme të instrumenteve të ndryshme që do të shpërndahen në gjithë rrugicat apo kalldremën e Çarshisë, koloni të artit, kulturës, piktorët do të vizatojnë pamje të ndryshme të Çarshisë së Vjetër, bande muzikore nga vendi dhe rajoni”, tha drejtoresha në Qendrën Informative Kulturore-Shkup, Sermine Purrini për MTV 2.

"Tingujt e Çarshisë" vijnë për të nëntën herë, me një mesazh të qartë, atë të argëtimit, mesazhin e pranimit të kulturave të ndryshme dhe të bashkëjetesës në paqe dhe harmoni. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori