Tifozët maqedonas rrahen mes vete në Suedi
Të nervozuar nga humbja e Maqedonisë nga Suedia, tifozët maqedonaskishin udhëtuar në Geteborg janë rrahur mes vete, shkruan e përditshmja Lajm.

“Ishte tmerr. Shishe të ndryshme kanë ‘fluturuar’ gjithandej në ambientet e hotelit, recepcionistët dhe personeli tjetër nuk dinin se çka të bëjnë. Disa djem të rinj gjuanin

Me çka ju vinte në dorë. Për fat të mirë që nuk askush nuk e thirri policinë, dhe ndoshta turpi me siguri s’do të evidentohet”, ka thënë një dëshmitar i ngjarjes që kishte qëndruar në të njëjtin hotel ku ishin të vendosur edher tifozët maqedonas “Falanga”.

Tifozët që kishin udhëtuar me autobus deri në Geteborg për në Maqedoni ishin nisur menjëherë pas ndeshjes së fundit eliminatore për LOV, me Brazilin, të cilën ndeshje Maqedonia e humbi me rezultat 28-27.

11 autobusë me 500 tifozë maqedonas para ca ditësh ishin nisur me për në Suedi nën organizim të ARS-së të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Maqedonisë.
Shtuar më 09/04/2012, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori