Fenomeni flet i bindur, tregon se kush do ta fitojë Serie A dhe Champions League

“Për Scudetton është një luftë e mirë. Sipas mendimit tim, Interi po luan më mirë për momentin dhe shpresoj që ata ta fitojnë përsëri atë, kështu do të qëndisin edhe yllin e dytë mbi stemën e tyre.

Për Champions League, Real Madrid se do të ngrejë lartë në qiell trofeun më të rëndësishëm të evropës.”

Këto janë parashikimet e ish-talentit të dy ekipeve të përmendura më sipër.

“Real Madrid ka një lidhje të madhe me këtë kompeticion, ata edhe kur nuk janë në formën e tyre më të mirë, arrijnë që në Champions të zhvillojnë një turne të mrekullueshëm. Ata kanë në pankinë një nga trajnerët më të mirë në botë, Ancelottin. Në repartin ofensiv kanë Benzema, ai është një lojtar për Topin e Artë.

E kam thënë prej vitesh dhe jam kritikuar gjithmonë, ai është për të fituar trofeun më të rëndësishëm personal dhe e meriton, nuk ka dyshime për këtë gjë”, është shprehur fenomeni për “Sky Sport”./ h.ll/albeu.com