Thyen masat e qeverisë, gjobë deri në 2 mijë euro
Edhe pse shumica ka vendosur t'i respektojë masat e marra nga qeveria, ka edhe nga ata që janë rebeluar.

Kështu Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka propozuar 6 urdhër-dënime kundër 10 personave, të akuzuar për veprën penale “Mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë që është e dënueshme sipas Nenit 206 Alineja 1 nga Kodi Penal.

Të akuzuarit nuk i janë përmbajtur vendimit për ndalesë dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata gjatë orës policore janë hasur në lokacione të ndryshme në Shkup, pa pasur leje për lëvizje.

Prokuroria Themelore Publike i ka propozuar Gjykatës që të gjithë të akuzuarve t’ju shqiptoj dënim prej 2 mijë euro.

Shtuar më 07/04/2020, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori