Zbulohen 3 sera me kanabis në Kurbin, asnjë gjurmë nga kultivuesit

Policia e Kurbinit ka zbuluar sot 3 minisera me bimë kanabisi në një terren të vështirë në fshatin Ferr, Shkopet.

Mësohet se në tre serat ishin kultivuar 280 bimë me kanabis.Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me autorin.ër e përfshirë.

Zbulimi i serave u bë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”. Kjo ishte faza e shtatë e operacionit.

Njoftimi policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet intensive dhe operacionet e njëpasnjëshme, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
Si rezultat, është finalizuar faza e shtatë e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, në kuadër të të cilës, në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, u gjetën dhe u shkatërruan 3 minisera brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 14:27

Tags: ,