Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 172 shkelje të orarit të vendosur nga
policia në të gjithë territorin e shtetit, 134 persona janë arrestuar nga
policia, një është paralajmëruar kurse për të tjerët
policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.
Si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është marrë asnjë vendim shtetëror për izolim të personave.
Prej 1.799 kontrolleve të kryera nga
policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Shtuar më 13/04/2020,
ora 10:22