Thirrja e dëshpëruar e Ivanovit: Bojtokoni referendumin
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, bëri thirrje për bojkotin e referendumit të së dielës për çështjen e emrit. Ivanov tha se shtetit i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike”.

“Votimi në referendum është e drejtë, jo obligim”, ka thënë Ivanov më 27 shtator në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Referendumi mbahet më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes që është arritur me Greqinë këtë vit, për të ndryshuar emrin e shtetit në Maqedonia Veriore.

Kontesti i emrit në mes të Shkupit dhe Athinës, daton nga viti 1991, përkatësisht në vitin kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë e saj.

Greqia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian ka përdorur çështjen e emrit si arsyetim për t’i vënë veto Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në këto dy organizata.

Në rast në zbatimit të marrëveshjes, Greqia nuk do të pengojë më Maqedoninë në këto procese.
Shtuar më 28/09/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori