Prentendimi i “çmendur” i britanikut: Dikur pija 30 kanaçe me pije të gazuara në 24 orë

Një shtetas britanik Andy Currie prentendon se për 20 vite me radhë ka pirë nga 30 kanaçe me Pepsi në ditë, dhe për blerjen e tyre ka shpenzuar rreth 8 mijë dollarë në vit.

Ai zbulon se hoqi dorë ndaj kësaj varësie, kur iu nënshtrua seancës së hipnozës.

Kam pëlqyer shumë shijen e Pepsit të ftohtë. Asgjë nuk ka mundur të ma largojë nga mendja. Duke marrë parasysh se shpesh kam punuar në ndërrimin e natës në market, sheqeri më ka ndihmuar të qëndrojë zgjuar”, tha ai për South West News Service.

Ai shpejt u bë i varur dhe nuk mund të funksiononte, nëse nuk do të pinte të paktën 10 kanaçe të kësaj pije. Ndërkohë filloi të shtojë në peshë, dhe arriti kulmin kur u bë 120 kilogramë dhe rrezikohej nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë vendosi t’i nënshtrohet një diete strikte dhe të bëjë ushtrime, dhe kështu arriti të humb 12 kilogramë, por vazhdonte të ishte i varur nga Pepsi.

Aty gruaja e tij Sarah vendosi ta kontaktojë një hipnotizues i njohur si David Kulmurry. Ai e hipnotizoi Andy dhe prej atij momenti as që i bënte më për këtë pije të gazuar.

Seanca është mbajtur online dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Andy gjatë periudhës njëmujore arriti të dobësohet përkatësisht të humb gjashtë kilogramë.

Tani më pëlqen më shumë uji. Gruaja më ka thënë që edhe lëkura ime duket më e bukur dhe kam më shumë energji. Nuk e di se çfarë kam folur gjatë hipnozës, por më nuk dua të konsumoj Pepsi”, ka thënë ai.