Thellohet kriza politike
Pëlqej
Me vendimin e PDSH-së për të dalë nga Kuvendi, thellohet akoma më tej kriza politike në Maqedoni.

Njohës të çshtjeve politike thonë se kemi një situatë të pazakontë, pasi në Kuvend nuk ka opozitë.

Profesori universitar, Aljdin Demiri shprehet se nga situata mund të dilet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Me daljne e PDSH-së nga Kuvendi kriza politike po thellohet dhe nga kjo situatë mund të dilet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe pse pushteti aktual do të mundohget të aktroj se situata është normale dhe se nuk ka ndodhur asgjë”, tha Demiri për Rel.

Analisti Vlladimir Misev thotë se tejkalimi i krizës politike mund të arrihet përmes realizimit të takimeve të liderëve të partive më të mëdha politike në vend.

“Përmes takimeve të liderëve mund të arrihet një kompromis dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet mes partive politike në vend”, shprehet ai.

Partia Demokratike Shqiptare është shumë pranë vendimit për ta braktisur Kuvendin, e kjo u pa edhe në deklaratën e menduh Thaçit, i cili akuzoi Ali Ahmetin për incidentin mes deputetëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori