Thellohen mosmarrëveshjet qeveri - opozitë
Pëlqej
Opozita dhe qeveria në Maqedoni, jo vetëm që nuk po arrijnë bashkë konsensus, por përkundrazi është thelluar akoma dhe më tej mosmarrëveshja mes tyre.

"Në vend se të ulen dhe me vullnet të mirë të nisin me zgjidhjen e problemeve, subjektet politike, bëjnë të kundërtën. Ato shfajësojnë vetveten duke ia hedhur fajin palës tjetër dhe nga kjo pastaj tentojnë të përfitojnë pikë politike nga qytetarët. Pra, problemi kryesor është se partitë politike nuk punojnë për zgjidhjen e problemeve, por të shfajësojnë veten e tyre“, thotë per Rel Albert Musliu, nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.

Ndërsa,analisti tjetër politik, Zdravko Savevski thotë se kriza politike si pasojë e një konsensusi politik po rrënon edhe parimet kryesore demokratike të brishta të shtetit të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori