The Telegraph: NASA e pëlqen Maqedoninë
Gazeta prestigjioze "The Telegraph" i ka kushtuar Maqedonisë një artikull në vigjilje të 25 vjetorit të pavarësisë.

Përmes këtij artikulli "The Telegraph" ka përcjellë tek lexuesi se sa e bukur është Maqedonia, duke e përshkruar atë të jashtëzakonshme.

Prestigjozja numëron një sërë faktesh, të përfshira monumente, njerëz të shquar, etj.

Në këtë listë flitet se përmendoren e "Ushtarit në kalë" në qendër të Shkupi, kjo pasi misteri në të qendron në faktin se nga qytetarët njihet si përmendorja e "Aleksandrit të Madh", ndërsa politika e diplomacia e njeh si "Ushtari në kalë".

Në nëntitullin e reportazhit "The Tegeraph" ka shkruar "Maqedonia ka dhe një vajzë të shenjtë" duke aluduar për Nënë Terezën.

Ndërkohë, sipas gazetës, Toshe Proeski vlerësohet si Elvis Presley i Maqedonisë. "Edhe pse ai vdiq në një aksident automobilistik, shpirti i tij ende jeton në Krushevë tek shtëpia e tij e cila edhe më tej vizitohet nga fansat".

Por, ja çfarë shkruan prestigjozja për Maqedoninë, duke i lënë të habitur të gjithë: "NASA është tifoz i Maqedonisë.

Kokino është vend në veri të Maqedonisë dhe është një ndër observatorët më të vjetër në botë, që është njohur nga NASA që nga shekulli 19.

UNESCO deri tani është duke menduar një mëbyrë se si ta ruajë këtë vend si pasuri të veçantë botërore. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2016, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori