Steven Zhang i lumtur: Kjo kupë do mbetet në histori, kam besim se do të fitojmë titullin

Interi fitoi mbrëmjen e djeshme Kupën e Italisë në një përballje me Juventusin.

Zikaltërit triumfuan me rezultatin 4-2, ku dy golat e përmbysjes i realizuan në shtesa, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

Pas kësaj sfide, presidenti Interit, Steven Zhang u shpreh se ky triumf ishte historik për klubin e tij. Zhang foli për mikrofonat e “Sportmediaset” duke u shprehur i lumtur dhe optimist.

“Jam i nderuar çdo ditë që punoj me këtë grup njerëzish, brenda dhe jashtë fushe.

Djemtë dhanë përgjigjen e duhur, jemi të gjithë të lumtur. Kjo kupë do të mbetet në histori, por tani është momenti të mendojmë për titullin kampion të Serie A.

Unë kam shumë besim se do ia dalim”, deklaroi Steven Zhang.

Inter dhe Milan janë në një duel për fitimin e Serie A, ku të kuqtë e Milanos janë në vendin e parë me 80 pikë, dy pikë më shumë se Inter./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.05.2022 09:49