Pas Sarajaves, Shkupi dhe Tetova janë dy qytetet më të ndotura në Europë, shkruan gazeta prestigjoze britanike "The
Guardian".
Koncentrimi i thërrmijave në ajër në këto dy qytete është e shënuar me ngjyrë vjollcë, çka do të thotë se
koncentrimi arrin deri në 100 mikrogramë për metër kub.
Sarajeva është qyteti i vetëm i shënuar me pikë të kuqe, e cila alarmon se
koncentrimi i thërrmijave arrin në 372 mikrogramë për metër kub.
Krahas Shkupit dhe Tetovës, në hartën e publikuar nga "The
Guardian" janë të shënuara edhe Manastiri, Velesi dhe Koçani, ku
koncentrimi i thërrmijave arrin në 75 mikrogramë në një metër kub.
Nivel të njëjtë të ndotjes kanë qytetet Sofje, Plovdiv, Selanik, Krakov dhe disa të tjera.
Shqipëria dhe Kosova, ndërkaq, nuk figurojnë në mesin e vendeve ku ndotja e ajrit arrin nivele shqetësuese. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013,
ora 12:03