The Economist: Tensionet në Maqedoni mund ta çojnë vendin drejt konfliktit
Situata tepër delikate në Maqedoni si dhe kriza politike e cila e ka futur vendin në ngërç, mund ta çojë vendin drejt një konflikti.

E përjavshmja prestigjioze britanike "The Economist", në një shkrim rë sajin analizon interesin e politikanëve perëndimor për Shkupin, deklaratat polemizuese ruse dhe afrimin e luftës së trumpetuar nga gazetat serbe.

Sipas gazetës, ngërçi nisi me grindjen për koalicion kur BDI-ja vendosi të mos bashkëpunojë më tej me VMRO-DPMNE-në dhe u përshkallëzua nga refuzimi i Gjorgje Ivanovit i cili nuk ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së.

Por, duke u thelluar më tej në situatën që ka bllokuar jetën politike të Maqedonisë, "The Economist" shkruan se kriza politike i ka rrënjët që në vitin 2015, kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që përfshinë Nikolla Gruevskin.

Për këtë arsye u krijua Prokuroria Speciale Publike dhe mbështetësit e VMRO-së kaluan në akuza ndaj George Soros për konspiracion ndaj Maqedonisë, përcjell "tch".

Pretendimeve të ngjashme nuk i ka shpëtuar as vetë Federica Mogherini. Sipas Radmila Sekerinska, zv.kryetare e social-demokratëve është vetë Gruevski ai që e nxiti krizën në momentin kur kuptoi se mund të humbiste pushtetin, e kjo do ta linte të ekspozuar ndaj hetimeve të Prokurorisë Speciale.

Ahmeti paralajmëron që mosmarrëveshjet të mos kthehen nga politike në përplasje të karakterit etnik dhe mohon çdo plan të Shqipërisë së Madhe, vazhdon "The Economist".

"Rusia është ajo që po ndez gjakrat në Ballkan. Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gjendje, mbetet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, e këtu i urojmë fat!", shkruan e revista javore "The Economist". /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori