Thaçi takon ambasadorin francez, flasin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka zhvilluar sot një takim në Ambasadën e Francës në Shkup, ku u prit nga ambasadori Christian Timonier.

Ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe për qendrimet e PFSH-së rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

"Maqedonia duhet që t'i kthehet me urgjencë çështjes së emrit në agjendë pasi kjo paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë", ka thënë Thaçi.

Thaçi dhe Timonier u pajtuan se vendi duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori