E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Thaçi për Rexhepin:U detyruam të vinim një kryekriminel në krye të BFI
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, i ftuar në emisionin e “TV Dukagjinit”, ka folur edhe për kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepin.

Ai ka thënë se PDSH ka vepruar në favor të Rexhepit për shkak të trysnisë së ndërkombëtarëve, kinse janë future ekstremistë në BFI.

“PDSH-ja ka bërë edhe gabime. Duke tentuar të rregullojmë Bashkësinë e Fesë Islame, ne vendosëm një kryekriminel, një kryehajdut për kryetar të BFI-së.

E them dhe publikisht, më falni.

Trysnia ishte shumë e madhe e bashkësisë ndërkombëtarë kinse janë futur ekstremist në BFI dhe ne vepruam.

Tani kemi një situatë ku një kryekriminel, bandit, rrugaç i ligës parë është kryetari i Bashkësisë Fetare Islame.

Nuk e ka gjatë edhe ai, sigurisht do të ndryshohet prej asaj pozite dhe atij posti”, tha Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori