Thaçi për dorëheqjen: U tërhoqa për arsye morale, prisja që dhe liderët e tjerë të vepronin njëlloj
I ftuar këtë mbrëmje në “Zig Zag”, Menduh Thaçi ka shpjeguar ndër të tjera edhe arsyet që e çuan për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit ët PDHS-së.

Thaçi deklaroi se ai dha dorëheqjen për arsye morale dhe priste që të njëjtën gjë të bënin dhe liderët e tjerë shqiptarë.

“Dhashë dorëheqje për arsye morale, dhe prita që edhe liderët tjerë shqiptarë të japin dorëheqje gjithashtu. Populli shqiptar e ndëshkoi Ali Ahmetin dhe BDI-në me dyfishin e votave.

Opozitarët virtualë pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit vrapuan te Ali Ahmeti. Po të jetë nevoja do të mbështesim projektet e BESËS, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Ne opozitarët kemi legjitimitetin që të zhvillojmë negociatat me partitë maqedonase, jo vetëm për formimin e qeverisë.

Procesi shkoi mbrapsht. Ahmeti humbi zgjedhjet dhe kaloi në opozitë. Pasi mbështeta publikisht Besën, Pritja një telefonatë nga Lëvizja Besa dhe kjo nuk u bë.

Padëgjueshmëri qytetare dhe bojkotimi i institucioneve të sistemit do ti detyronte maqedonasit që të ulen e të bisedojnë. Do të dëgjonte e gjitha bota.

Maqedonasit kanë qëndrim nëncmues ndaj shqiptarëve dhe kjo duhet të ndërpritet. Platforma për vendimarrje konsensuale duhet tu hudhet në tavolinë.Rruga e vërtetë për zgjidhjen e çështjes shqiptare është nxjerrja e platformës përpara dhe e gjithë kjo të përfundojë me marrëveshje, bashkësia ndërkombëtare të jetë ndërmjetësues.

Nuk do të bëja koalicion me asnjë forcë politike maqedonase, derisa nuk zgjidhen çështjet etnike të shqiptarëve. Asnjë politikan maqedonas nuk do të na i jep të drejtat nëse ne nuk i kushtëzojmë.
PDSH-ja doli e katërta me mandate, për shkak se partitë tjera shqiptare kanë më shumë parti në koalicione.

Ahmeti dhe Gruevski kanë pakt të përkohshëm që kjo situatë të vazhdohet deri në zgjedhjet lokale. Parashikoj, Si të kenë rezultat pozitiv në këto zgjedhje, mund të shkojnë në zgjedhje në vjeshtë. Mendoj se BDI-së nuk i konvenojnë zgjedhjet kurse VMRO-DPMNE-së i konvenojnë.

Para negociatave për qeverinë duhen negociata shqiptaro-maqedonase, në suaza të platformës sonë, për të drejtat fundamnetale të shqiptarëve.

Nuk e pranova platformën – deklaratën e partive shqiptare për shkak të mospërfshirjes së vendimarjes me konsensus dhe për shkak se Ali Ahmeti nuk e ka legjitimitetin e fituesit të zgjedhjeve. Legjitimitetin e kanë partitë shqiptare opozitare me 120 mijë vota”, u shpreh Thaçi.
Shtuar më 13/02/2017, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori