Thaçi ofendon rëndë kryetarin e BFI-së (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, i ftuar në emisionin special të "TV Dukagjinit", ka ofenduar rëndë kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepin.

Ai ka thënë se kanë vendosur një kryehajdut në krye të BFI-së.
"PDSH-ja ka bërë edhe gabime. Duke tentuar të rregullojmë Bashkësinë e Fesë Islame, ne vendosëm një kryekriminel, një kryehajdut për kryetar të BFI-së.

E them dhe publikisht, më fal.

Trysnia ishte shumë e madhe e bashkësisë ndërkombëtarë kinse janë futur ekstremist në BFI dhe ne vepruam.

Tani kemi një situatë ku një kryekriminel, bandit, rrugaç i ligës parë është kryetari i Bashkësisë Fetare Islame.

Nuk e ka gjatë edhe ai, sigurisht do të ndryshohet prej asaj pozite dhe atij posti", tha Thaçi. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2016, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori