Thaçi: Mora mbështetje për të krijuar qeverinë si Kryeministër (VIDEO)
Menduh Thaçi vazhdon të mbetet lideri i PDSH-së, pasi Kuvendi Qendror ka refuzuar mbajtjen e jashtëzakonshme të Kongresit të kësaj partie.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror, theksoi se mori mbështetje nga Kuvendi që të jenë pjesë e qeverisë, madje ai tha se mori mbështetje për ta marrë mandatin për të krijuar qeverinë si Kryeministër i ardhshëm.

“Mora edhe një mbështetje, që edhe partia jonë do të bëhet pjesë e bisedimeve për formimin e qeverisë, normalisht unë mora mbështetje që të tentoj të marrë mandatin për ta kriju qeverinë, si Kryeministër. Mendoj se brenda javës së ardhshme do të kërkoj takim me Ivanovin të cilit do t’ia kërkojë që të më jep mandatin për ta bërë qeverinë. Sigurisht, që ai do më kërkojë ti mbledh nënshkrimet e 61 deputetëve dhe un do të tentojë ta bëjë këtë”, theksoi Thaci pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori