“Kjo është parajsë”, vullnetarët amerikanë në luftë kundër rusëve në Ukrainë (VIDEO)

Rrjetet sociale janë të mbushura çdo ditë me pamje nga Lufta në Ukrainë. Faqja NEXTA ka publikuar disa pamje ku shihen disa vullnetarë duke luftuar në një betejë në periferi të Kiev kundër forcave ruse.

Sipas raportimit, në këtë betejë është çliruar një fshat i këtij rajoni.

Fshati, raporton mediumi, ka qenë i pushtuar nga forcat ruse për gati një muaj.

Në videon e publikuar dëgjohet njëri prej vullnetarëve, duke komunikuar në gjuhën angleze. Ata shihen të veshur me rroba ushtarake që ngjajnë me ato të forcave ukrainase.

“Kjo është parajsë… kemi disa djem që janë qëlluar pak më parë… aty është njeriu im, komandanti im, që ka një stiker amerikan në krahun e tij. Shihni ndërtesat që po digjen… kemi raketa dhe kemi të gjitha gjërat ‘argëtuese’ për një ditë të bukur”, dëgjohet duket thënë vullnetari entuziast për betejën që po zhvillohej.

 

 


Shtuar 25.03.2022 09:16