Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka takuar sot Komisaren e Lartë për komunitete në OSBE- së, Astrid
Thors.
Në qendër të bisedës kanë qenë marrëdhëniet
etnike në Maqedoni, ashtu edhe çështje të tjera politike me interes.
Thaçi tha se duhet një përkujdesje e veçantë që marrëdhiniet
etnike në vend të mos tensionohen.
Komisionerja
Thors nga ana e saj vlerësoi rolin konstruktiv të PDSH-së dhe qasjen e saj demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014,
ora 17:33