Thaçi: Vendimi i Ivanovit sjell pasoja për të ardhmen e Maqedonisë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për amnistimin e politikanëve kundër të cilëve zhvillohen hetime. Ai e quajti një absurditet përmes të cilit suspendohet sistemi juridik në Maqedoni.

“E them më vjen mirë, për faktin se me këto vendime lidershipi maqedonas po e bind bashkësinë ndërkombëtare se nuk duan të ndërtojnë shtet demokratik, multietnik, të gatshëm për hyrje në NATO dhe BE”, ka deklaruar Thaçi në Tv21.

Sipas Thaçit ky vendim, por edhe vendimet e mëparshme do të jenë me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë.

“Fatkeqësisht me këso vendime për 30 vite me radhë shqiptarët janë dënuar individualisht dhe kolektivisht me dënime të larta drakonike. Këto vendime shqiptarët moti kohë i ka përjetuar rëndë në kurrizin e tyre”, tha Thaçi, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai gjithashtu sqaroi se pret zhvillime dramatike, të cilat mund të eskalojnë nëse nuk kemi një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori